Policia qëlloi “Mercedesin” me të cilin po iknin: Si u kapën autorët e sulmit në Gjermani? NULL NULL 29.06.2026 16:18 29.06.2026 16:18 Foto nga BILD Në një veturë të tipit “Mercedes”, policia arrestoi dy të dyshuarit për sulmin në Stade të Gjermanisë ku mbetën të vrarë pesë persona, pasi e detyroi automjetin të ndalonte duke qëlluar mbi gomë. Ndërkohë, në institucionin e ndihmës për të rinjtë, pranë stacionit të policisë në Stade, aty ku ndodhi edhe rasti tragjik, siç raporton Bild, kanë mbërritur edhe shumë këshilltarë shpirtërorë. Rrethanat e kësaj ngjarjeje të përgjakshme mbeten ende plotësisht të paqarta, ndërsa sipas policisë, aktualisht nuk ka asnjë rrezik për popullsinë, transmeton Klankosova.tv. Këshilltari i bashkisë, Carsten Brokelmann, deklaroi në emër të administratës së qytetit: “Falënderoj punonjësit dhe punonjëset e policisë për angazhimin e tyre në këtë situatë të paqartë.” Njëkohësisht, ai shprehu “ngushëllimet më të thella për viktimat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe për familjarët e tyre të mbetur pas”. Për motivet e krimit, ai tha se për momentin nuk mund të thuhet ende asgjë. Megjithatë, ai shprehu besimin se ato do të sqarohen së shpejti. Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve, dalin pamjet