Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza e të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj ka pësuar lëndime, po trajtohet në QKUK

NULL NULL
29.06.2026 08:52

Vajza e të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj ka pësuar lëndime trupore dhe sipas policisë, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se edhe ndaj vajzës është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo e njëjta vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor.

“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”. Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK”, njoftoi policia./Klankosova.tv

lajme të ngjashme