Tragjedia në Deçan: Mësohet mosha e babait dhe të birit që u goditën nga rryma NULL NULL 28.06.2026 23:27 28.06.2026 23:27 Një rast i rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit këtë të diel. Babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj humbën jetën pasi u goditën nga energjia elektrike, transmeton Klankosova.tv. Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se babai i takonte moshës rreth 60-vjeçare, ndërsa i biri ishte 30-vjeçar. Viktimat dyshohet se ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre kur kanё rёnё nё kontakt me rrymën. “Pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave”, deklaroi policia. Ngjarja e rëndë në Deçan: Babë e bir dyshohet se humbën jetën nga rryma Tragjike: Vdesin aksidentalisht babë e bir në Deçan