Ky është formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Botëror NULL NULL 28.06.2026 17:54 28.06.2026 17:54 Me përfundimin e raundit të tretë dhe të fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, është publikuar formacioni me më të mirët e kësaj xhiroje, i përbërë nga futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet vendimtare. Në ekipin ideal janë përfshirë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, të cilët luajtën rol kyç në suksesin e kombëtareve të tyre, transmeton Klankosova.tv. Mes tyre janë Vinicius Junior, Ousmane Dembele dhe Kevin De Bruyne, të cilët u dalluan me gola, asistime dhe paraqitje të nivelit të lartë. Vëmendjen më të madhe e mori sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele, i cili u shpall lojtari me vlerësimin më të lartë të raundit. Ai shkëlqeu në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke realizuar një hat-trick dhe duke qenë protagonisti kryesor në fitoren e Francës. Ky është formacioni më i mirë i raundit të tretë: Team of the Week provided by Sofascore