Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona NULL NULL 28.06.2026 14:13 28.06.2026 14:13 Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion civil u rrëzua në qytetin Tomblaine në Francën verilindore, sipas autoriteteve lokale. Mes viktimave janë piloti dhe 10 pasagjerë, përfshirë pesë studentë dhe pesë instruktorë, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë. Avioni, i cili i përkiste një shkolle parashutizmi, ishte ngritur nga aeroporti Nancy-Essey para se të rrëzohej, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Policia ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonën përreth aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle. Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes, ka bërë të ditur ministria e Brendshme.