Pse po largohen njerëzit nga jetët tona – sipas astrologes (VIDEO) NULL NULL 28.06.2026 13:23 28.06.2026 13:23 Astrologia Antigona Kotorri, në parashikimet e kësaj jave, ka folur për arsyet pse njerëzit po largohen nga jetët tona. Siç tha ajo në emisionin “Weekend” në Klan Klan Kosova, kjo ndodh si pjesë e një procesi “selektimi”, ku përfshihen marrëdhëniet që nuk kanë më funksion në jetën e individit. “Po ata të cilët kanë qenë toksik edhe ato lidhje të cilat nuk kanë pas më, nuk ke çka me mësu prej asaj gjë, ato lidhje kanë me përfundu edhe kena me pas shansa me njoftu njerëz të rinj. Kështu që nuk duheni me vuajt mbas gjërave që po përfundojnë edhe mbas sendeve që po marrin në fund. Ose diçka e bukur po vjen”, tha ajo. Sipas Kotorrit, largimet shpesh ndodhin për t’i hapur rrugë përvojave të reja dhe më të mira në të ardhmen. “Universi gjithmonë ka me bërë më të mirën që është për ne, edhe pse për momentin na duket diçka që nuk është në rregull apo që po humbim diçka të madhe. Në fakt, ajo është krejt e mira që duhet me ndodh. Pas 10 vjetëve keni me thënë që ajo ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”, tha Kotorri./Klankosova.tv