Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juventusi arrin marrëveshje me Kolo Muanin, tani nis negociatat me PSG-n

NULL NULL
26.06.2026 11:14

Juventusi ka hedhur një hap të rëndësishëm në përpjekjet për transferimin e sulmuesit francez Randal Kolo Muani.

Sipas raportimit të Sky Sport, bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet personale të kontratës, duke mbyllur me sukses fazën e parë të operacionit.

Tashmë, Juventusi do të përqendrohet në negociatat me Paris Saint-Germain, që zotëron kartonin e sulmuesit. Kolo Muani është rikthyer te kampionët e Francës pas përfundimit të huazimit të tij te Tottenham Hotspur F.C.

Bisedimet mes Juventusit dhe PSG-së pritet të intensifikohen në ditët në vijim, me klubin italian që synon ta finalizojë sa më shpejt transferimin e 27-vjeçarit./Klankosova.tv

lajme të ngjashme