Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rizvanolli: S’jemi kundër gazit amerikan, por kemi zgjedhur zgjidhjen më të lirë për qytetarët

NULL NULL
26.06.2026 09:12

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar përmes një video-mesazhi ndaj debatit të fundit lidhur me gazin amerikan, duke thënë se qeveria në detyrë nuk është kundër tij.

Ajo tha se është e pavërtetë që Kosova ka zgjedhur importin e gazit nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike apo para gazit amerikan.

“Po ju drejtohem përmes kësaj videoje për të theksuar disa fakte lidhur me çështjen e gazit. E para, Kosova nuk ka zgjedhur importin nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike, ose para gazit amerikan, siç po aludohet”.

Sipas saj, strategjia energjetike e vendit mbështetet në burimet vendore dhe në teknologjitë që, sipas qeverisë, janë më të favorshme ekonomikisht.

Përkundrazi, kemi zgjedhur thëngjillin, e burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, kogjenerimin për ngrohje qendrore dhe efiçiencën e energjisë. Ky kombinim mbështetet në burime vendore dhe është më i liri për qytetarët e bizneset tona. E dyta, nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është ‘kundër’ gazit të lëngëzuar nga ShBA-ja (LNG), siç thuhet”, deklaroi mes tjerash ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ndër të tjera, ministrja tha se Kosova paguan çmimin më të ulët për energji elektrike në raport me shtetet e rajonit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme