Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagim i shpejtë pas raportimit në “Fol me Arin”, largohet deponia e mbeturinave në Ferizaj

NULL NULL
25.06.2026 15:24

Pas raportimit të qytetarëve përmes emisionit “Fol me Arin” në KlanKosovaFM, është ndërmarrë veprim i menjëhershëm nga Inspektorati Komunal i Ferizajt, duke u pastruar një zonë e ndotur me mbeturina në qytet.

Disa fotografi të dërguara nga qytetarët në redaksinë e emisionit kanë evidentuar gjendjen shqetësuese të mbeturinave në kryqëzimin e rrugëve “Gjon Serreçi”, “Astrit Bytyqi” dhe “2 Korriku”.

Menjëherë pas pranimit të informacioneve, ekipi i emisionit “Fol me Arin” ka njoftuar Inspektoratin e Komunës së Ferizajt, i cili ka reaguar shpejt duke dalë në terren dhe duke larguar mbeturinat nga lokacioni i raportuar.

Ndërkohë, kryeinspektori i Ferizajt, Feriz Hyseni, gjatë një inkuadrimi të sotëm në emision, ka theksuar se do të ketë masa ndëshkuese për të gjithë personat që hedhin mbeturina në vende të palejuara.

Ai ka paralajmëruar se inspektorati do të rrisë kontrollet në terren dhe se shkelësit do të përballen me gjoba në përputhje me ligjet në fuqi.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së ambientit dhe të raportojnë rastet e ndotjes tek institucionet përgjegjëse. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme