Zvicra dhe Kanadaja shkojnë në pushim ‘në paqe’, Bosnja në avantazh ndaj Katarit NULL NULL 24.06.2026 21:52 24.06.2026 21:52 Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e grupit B të Kupës së Botës. Zvicra dhe Kanadaja në 45 minutat e para nuk arritën të tundin portat e njëra-tjetrës teksa ‘luftojnë’ për vendin e parë në këtë grup, raporton klankosova.tv. Në anën tjetër, Bosnja dhe Hercegovina ka shkuar në pushim me avantazh minimal (2:1) ndaj Katarit. Llogarinë e golave e hapi, Alajbegovic në minutën e 29-të të takimit, kurse vetëm pesë minuta më pas goditjen e Dzekos e devijoi lojtari i Katarit Abunada për t’i dhënë epërsinë prej dy golave boshnjakëve. Golin e vetëm në pjesën e parë për Katarin e realizoi, Al Haydos në minutën e 42-të të takimit. Me këto rezultate, Kanadaja është lidere e grupit me 5 pikë aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë, kurse Bosnja pozicionohet e treta me 4 pikë.