Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajzat e familjes Zubaku që vdiqën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

NULL NULL
22.06.2026 12:09
Vajzat e familjes Zubaku që vdiqën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal_klankosova.tv

Dy motra kosovare humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Gjermani, të shtunën e 20 qershorit. Erza dhe Aulona Zubaku nuk arritën t’iu bëjnë ballë plagëve që morën pas përplasjes në autostradën A5, pranë Appenweier dhe për pasojë vdiqën.

Policia e Offenburgut ka konfirmuar se viktimat ishin dy shtetase zvicerane, si dhe automjeti me të cilin ato udhëtonin ishte i regjistruar në Zvicër, raporton Blick, transmeton Klankosova.tv

Mediumi zviceran tashmë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin fatal, që mori jetën e dy mërgimtareve nga Kosova.

Sipas autoriteteve atje, Blick raporton se fillimisht, pak pas orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal, ndodhi një përplasje anësore mes dy veturave gjatë një manovre për ndërrimin e korsisë nga ajo e mesme në të majtën.

“Për shkak të shpejtësisë së lartë, të dy drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet e tyre, të cilat përfunduan të ndaluara në rrugë. Njëri nga të përfshirët në aksident pësoi lëndime të rënda.”, thuhet në artikullin e tyre.

Pengesat e krijuara në rrugë nga aksidenti i parë detyruan drejtuesit e automjeteve që po vinin pas të frenonin fuqishëm. Si pasojë, pranë dalje­s së Appenweier ndodhi një tjetër aksident i rëndë, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete, transmeton Klankosova.tv

“Ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e katër prej pesë veturave nuk u lënduan, për dy gra që udhëtonin në një veturë tip Smart nuk pati mundësi shpëtimi. Ato humbën jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda”, raporton tutje Blick. 

Policia e Offenburgut ka konfirmuar se viktimat ishin dy shtetase zvicerane, si dhe automjeti me të cilin ato udhëtonin ishte i regjistruar në Zvicër.

Dëmi material i shkaktuar nga aksidentet vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro. /Klankosova.tv

Aksidenti tragjik u mori jetën dy motrave nga Kosova: Policia gjermane jep detaje për Klanin

lajme të ngjashme