Arsenali gati ta rrëmbejë “xhevahirin” e PSG-së NULL NULL 22.06.2026 10:48 22.06.2026 10:48 Arsenali po përgatit një ofensivë të madhe në merkato dhe është i gatshëm të ofrojë plot 80 milionë euro për anësorin e Paris Saint-Germain, Bradley Barcola. Sipas mediave britanike, trajneri Mikel Arteta e sheh sulmuesin francez si profilin ideal për të shtuar shpejtësi, driblim dhe më shumë konkurrencë në krahun e majtë të sulmit. Megjithatë, operacioni pritet të jetë tejet i ndërlikuar. PSG nuk ka asnjë urgjencë financiare për ta shitur lojtarin dhe e konsideron Barcolan si një nga talentet më premtues në Evropë. Poashtu thuhet se drejtuesit parizienë pritet ta refuzojnë këtë shifër dhe mund të kërkojnë madje shumë më tepër se 80 milionë euro për të nisur negociatat. Çdo gjë do të varet nga vullneti i lojtarit nëse do të dëshirojë të provojë një aventurë të re në Premier Ligë./Klankosova.tv