Giroud, Mbappe-së pasi ia theu rekordin te Franca: Ma ruaj fanellën NULL NULL 20.06.2026 15:47 20.06.2026 15:47 Olivier Giroud ka folur pasi Kylian Mbappe e kaloi duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Francës. Ai tha se menjëherë i kishte dërguar një porosi ish-bashkëlojtarit të tij te Trekolorët. “Menjëherë i dërgova mesazh Kylian Mbappes pasi ai theu rekordin tim dhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Francën”, tha Giroud. “I shkrova: ‘Urime vëlla, jam vërtet shumë i lumtur për ty, dhe mos harro të ma ruash fanellën tënde!'” “Kyliani më kishte premtuar tashmë se do të ma jepte fanellën.”