Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Pastroni edhe në shtëpi” – reagime në Japoni për tifozët e kombëtares

NULL NULL
19.06.2026 14:09

Tifozët japonezë të futbollit prej vitesh janë vlerësuar në mbarë botën për sjelljen e tyre shembullore në stadiume, duke pastruar mbeturinat pas ndeshjeve të Kupës së Botës.

Megjithatë, këtë herë, veprimi i tyre ka hapur një debat të ri brenda vetë Japonisë.

Fotografi të publikuara së fundmi, ku tifozët shihen duke pastruar tribunat me qese mbeturinash pas një ndeshjeje, janë interpretuar nga disa si një “standard i dyfishtë”, duke ngritur diskutime për ndarjen e punëve të shtëpisë mes burrave dhe grave, transmeton Klankosova.tv.

Në rrjetet sociale është bërë virale një postim që krahason një burrë japonez duke pastruar stadiumin, me të njëjtin person në shtëpi i relaksuar në divan, duke përdorur telefonin, ndërsa bashkëshortja e tij kujdeset për punët e shtëpisë.

Postimi theksonte se burrat në Japoni duhet të marrin më shumë përgjegjësi në shtëpi, pasi sipas të dhënave, koha që ata shpenzojnë në punë shtëpiake është ndër më të ulëtat në botë. Ky postim ka marrë mbi 60 mijë pëlqime në platformën X.

“Gjithkush dëshiron të shpëtojë botën, por askush nuk dëshiron të ndihmojë nënën të lajë enët”, shkruhej në një koment që u bë viral, duke reflektuar debatet e shumta që po zhvillohen online.

Ndërkohë, shembulli i tifozëve japonezë duket se ka ndikuar edhe në vende të tjera, pasi në rrjetet sociale janë shfaqur video ku tifozët portugezë po ashtu pastrojnë tribunat pas ndeshjeve, duke u frymëzuar nga ky praktikë që shpesh i atribuohet kulturës japoneze të disiplinës dhe pastërtisë.

lajme të ngjashme