Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapen babë e bir të dyshuar për falsifikim me dokumente, zbulohet laboratori

NULL NULL
19.06.2026 12:22

Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjeneralitetet”, duke goditur një grup të dyshuar që merrej me falsifikimin e dokumenteve kundrejt shumave që varionin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, pas një hetimi të organizuar për dokumentimin e aktivitetit kriminal të disa personave të dyshuar për falsifikim dokumentesh në mënyrë të organizuar

Bazuar në njoftimin e Policisë janë arrestuar tre persona, përkatësisht H.M., 53 vjeç, .M., 24 vjeç, si dhe E.V., 37 vjeç, transmeton Klankosova.tv.

Sipas autoriteteve, babë e bir kishin vënë në dispozicion banesën e tyre në fshatin Rrushkull të Durrësit, e cila ishte përshtatur si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura për këtë veprimtari, hetuesit sekuestruan 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, përfshirë diploma, dokumente shkollore, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente aplikimi për institucione të ndryshme.

lajme të ngjashme