Legjenda në strip: Gjergj Elez Alia rikthehet si roman grafik (VIDEO) NULL NULL 18.06.2026 20:40 18.06.2026 20:40 Legjenda e epikës shqiptare, Gjergj Elez Alia, tash po jetësohet në një vepër mjaft unike që e ka sjellur autori Blerim Gjoci. Është libri i parë strip, që është i formuar në formë të grafitesh që ka për qëllim të sjell krejt jetën e legjendës tonë shqiptare. Autori Blerim Gjoci, u shpreh që krijimi vetëm i vizatimeve për këtë vepër ka marrë mbi 1 vit kohë. “Ka zgjatur 1 vjet e 4 muaj vetëm vizatimet, pastaj përgatitja për shtyp etj. Afro 2 vite ka marrë vëllimi i parë, e do të vijnë edhe 9 vëllime tjera”, u shpreh ai për Klan Kosova. Gjoci shpjegoi në detaje se bëhet fjalë për krejt jetën e heroit që nga fëmijëria.