Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gradimet në polici: Pezullimi nga Supremja, vendim i duhur (VIDEO)

NULL NULL
18.06.2026 20:35

Avancimin që s’mundën ta marrin për një dekadë, ishin afër ta bëjnë dhe atë në dy grada përnjëherë.

Por, 157 policë që pritej t’i nënshtroheshin kësaj procedure më 26 qershor, nuk do të mund ta bëjnë këtë, pasi procesi u pezullua.

Gjykata Supreme vendosi masë sigurie pas ankesës së paditëses V.Z që pretendonte se nuk ka meritokraci dhe s’po respektohet periudha minimale e qëndrimit në gradën paraprake.

Pezullimi për ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi është veprimi i drejtë.

Por, vendimi i ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, që u bë në prag të zgjedhjeve, sipas Maliqit, ka prapavijë.

Megjithatë, ai ka rekomandime se si të veprohet.

Vendimi përfundimtar lidhur me ligjshmërinë e dispozitave të kontestuara do të merret pas shqyrtimit të plotë të çështjes në procedurën gjyqësore përkatëse.

Ndiqni kronikën në vazhdim:

lajme të ngjashme