Nico Schlotterbeck pret thirrjen e Real Madridit NULL NULL 17.06.2026 12:36 17.06.2026 12:36 Mbrojtësi gjerman, Nico Schlotterbeck Mbrojtësi gjerman, Nico Schlotterbeck është i gatshëm të transferohet te Real Madridi. 26-vjeçari i Borussia Dortmundit pëlqehet shumë nga drejtuesit madrilenë për cilësitë e tij, përvojën dhe mbi të gjitha për klauzolën e përballueshme prej 50 milionë eurosh, transmeton Klankosova.tv. Sipas mediave gjermane, edhe pse aktualisht është i grumbulluar me Gjermaninë në Botërorin 2026, lojtari pret me padurim dritën e gjelbër nga “Los Blancos”.