Ky është i dyshuari për plagosjen në Veternik, prokuroria del me detaje NULL NULL 17.06.2026 11:18 17.06.2026 11:18 Te shtena me arme, Veternik/foto Klan Kosova Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se N.B., është personi i dyshuar për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Veternik gjatë mbrëmjes të së martës. Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur një armë e gjatë, shtatë gëzhoja dhe 13 fishekë, të cilat sipas prokurorisë do të shërbejnë si prova materiale gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, gjatë ekzaminimeve përkatëse, nga njësitet relevante, është konstatuar se në automjetin e viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe 12 fishekë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe arrestimin e personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. I plagosur në Prishtinë, kush është Shkëlqim Kastrati me dosje për tentim-vrasje në Gjermani?