Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Espresso 70-she s’i doli VV-së edhe në përqindje, Peci jep një shpjegim pse Kurti kërkonte aq

NULL NULL
16.06.2026 18:30

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe pritshmëritë e Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur mbështetje prej 70 për qind.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Peci tha se vendosja e objektivave të larta është një praktikë e zakonshme e menaxhimit, siç tha ai, me qëllim të mobilizimit maksimal të potencialit.

 “Sa i përket asaj se i pimë espressot 70 a 50, unë espresson e pi gjithmonë 70 për qind, se ajo më duket që është më e mira, por menaxherët më të mirë zakonisht vendosin objektiva në fillim që janë të paarritshme edhe për ata”, tha ai.

Sipas tij, kërkesa për një rezultat prej 70 për qind nuk duhet parë si një parashikim i domosdoshëm i rezultatit final, por si një synim për të rritur angazhimin.

“Zakonisht, menaxheri i mirë e vendos objektivin tepër lart, që angazhimi me qenë maksimal dhe me maksimalizu potencialin që e ke”, deklaroi Peci./Klankosova.tv

lajme të ngjashme