Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita mëson kundërshtarin në Champions League, përballë Kauno Zalgiris

NULL NULL
16.06.2026 16:33

Kampionia e Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Skuadra gjilanase do të përballet me kampionin e Lituanisë, Kauno Zalgiris, në një duel me objektiv kalimin në raundin e dytë.

Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 korrik, ndërsa sfida e kthimit është planifikuar për 14 ose 15 korrik. Datat dhe oraret e sakta do të konfirmohen nga UEFA në ditët në vijim.

Drita synon të vazhdojë rrugëtimin evropian dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt fazave të mëtejshme të Champions League, ndërsa përballja me Kauno Žalgiris pritet të jetë një test i fortë për kampionët e Kosovës./Klankosova.tv

lajme të ngjashme