Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 5 milionë ndjekës brenda nate, portieri i Kepit të Gjelbër pyet: Djema si ndalet ky Instagram?

NULL NULL
16.06.2026 11:35

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme të popullaritetit në rrjetet sociale pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen kundër kampionëve të Evropës, Spanjës, në Kampionatin Botëror 2026.

Para kësaj ndeshjeje, Vozinha numëronte rreth 45,000 ndjekës në Instagram.

Megjithatë, pas performancës së tij ku regjistroi shtatë pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur, interesi për të është rritur ndjeshëm, transmeton Klankosova.tv.

Numri i ndjekësve të tij në Instagram ka vazhduar të rritet në mënyrë të vazhdueshme, duke reflektuar vëmendjen e madhe ndërkombëtare që ka marrë pas kësaj ndeshjeje.

Ai tani numëron mbi 5 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram

Rritja e shpejtë e audiencës së Vozinhes vjen si pasojë e paraqitjes së tij të fortë, e cila e vendosi atë në qendër të vëmendjes së tifozëve dhe mediave sportive ndërkombëtare.

lajme të ngjashme