Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rashford rikthehet te Manchester United, Barcelona synon vetëm huazimin

NULL NULL
16.06.2026 09:58

 Marcus Rashford është rikthyer sot në stërvitje me Manchester United, pasi transferimi i tij te Barcelona nuk u realizua.

Klubi katalanas nuk pranoi të paguajë 30 milionë eurot e kërkuara nga Manchester United për kartonin e sulmuesit anglez.

Megjithatë, Barcelona nuk ka hequr dorë nga Rashfordi dhe vazhdon ta ketë në listën e objektivave për këtë verë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, kampioni i Spanjës është i gatshëm ta transferojë 28-vjeçarin vetëm në formë huazimi, ndërsa mbetet të shihet nëse Manchester United do ta pranojë një formulë të tillë apo do të insistojë në shitjen përfundimtare të lojtarit.

lajme të ngjashme