Bytyqi: Humbësi më i madh i marrëveshjes ShBA-Iran është Izraeli (VIDEO) NULL NULL 16.06.2026 08:51 16.06.2026 08:51 Asdren Bytyqi Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit u diskutua këtë të martë në emisionin “Ora Shtatë”. Sipas opinionistit, Asdren Bytyqi, humbësi më i madh i kësaj ujdie, sipas tij, është Izraeli, transmeton Klankosova.tv. Mendoj që humbësi më i madh i gjithë marrëveshjes është shteti i Izraelit, sepse Izraeli ka qenë ai që e ka zhytur Amerikën në këtë luftë të pakuptimit ndaj Iranit”, u shpreh Bytyqi në Klan Kosova. Sipas tij, Izraeli e ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit në Iran, duke theksuar se i njëjti synim ka dështuar.