Aksidenti që ia ndryshoi planet: Sinan Vllasaliu flet për herë të parë për Prive Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 20:12 15.06.2026 20:12 Këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu, është përfshirë javën e kaluar në një aksident, ku ka pësuar lëndime dhe i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Para aksidentit, ishte bërë e ditur se ai do të performonte në dasmën e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, por për shkak të gjendjes shëndetësore kjo nuk u realizua. Në një intervistë për Prive Klan Kosova, Vllasaliu ka treguar detaje rreth aksidentit dhe momentit kur ndodhi gjithçka. “Qysh ndodhi? Nuk di si ta shpjegoj. Ka ndodhur shumë shpejt. Kur e kam parë këmbën, e kam parë që nuk ishte siç duhet. Ka ndodhur shumë shpejt, ka qenë pak shi, një zall i rrëshqitshëm, një kthesë dhe një shpejtësi jo shumë e madhe, por me motor gjithmonë shpejtësia është problem, nuk ka shpejtësi të vogël apo të madhe”. “Më pas kam pasur fat që kam pasur mikun tim anesteziolog, i cili më është gjendur në atë moment, sepse mund të kishte përfunduar në trauma shumë më të mëdha. Po të mos ishte reaguar atë ditë, mund të kishte qenë shumë më keq”, u shpreh ai. Ai ka folur edhe për pamundësinë për të marrë pjesë në dasmë, për të cilën thotë se ishte planifikuar më herët. “Me Dugin ne jemi takuar në mars dhe e kishim planifikuar gjithçka më herët. Datat i kemi ditur saktë. Ka qenë një kënaqësi e madhe të ftosh një yll botëror me rrënjë shqiptare, si familje shumë shqiptare dhe përfaqësues fantastikë të kombit. Ata janë ambasadorë”. “Unë jam besimtar në Zot. “Things happen for a reason”, thonë amerikanët. Për këtë arsye, unë i jam falënderues Zotit që gjithçka shkoi siç shkoi”, tha ai, duke treguar se dasma i ka mbetur merak. Sinan Vllasaliu theksoi se pavarësisht aksidentit, ai është duke u rikuperuar dhe falënderon të gjithë për mbështetjen e marrë gjatë kësaj periudhe./Klankosova.tv