Ankesat për kanalizim, mbeturina e ndriçim në Podujevë, drejtori i Shërbimeve Publike përgjigjet (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 14:28 15.06.2026 14:28 Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë, Bahri Selimi në emisionin “Fol me Arin”, iu është përgjigjur ankesave të qytetarëve. Disa prej këtyre ankesave kishin të bëjnë me rrjetin e kanalizimit në disa zona të komunës, për çka drejtori tha se problem janë gypat e vjetruar, transmeton Klankosova.tv. “Për këtë vit janë të planifikuara 60 mijë euro për rregullimin e këtyre problemeve”, tha Selimi. Telash tjetër, sipas qytetarëve, është edhe mungesa e ndriçimit publik. Pavarësisht se Selimi thotë që Podujeva është komuna me më së shumti zgjerim të rrjetit të ndriçimit publik, ka zona që i njëjti iu mungon. Pos tjerash, u diskutua edhe për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa për të dëgjuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme: