Rasti “Reçaku II”: Pamje nga aksioni që çoi në arrestimin e pesë personave për krime lufte (VIDEO) NULL NULL 14.06.2026 11:36 14.06.2026 11:36 Foto nga KO Janë publikuar pamjet e aksionit policor që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave, në kuadër të hetimeve për krime lufte nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Sipas njoftimit nga autoritetet kosovare, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Reçaku II”, raporton Klankosova.tv. Gjatë aksionit, PSRK thotë se janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme. Ndërkohë, nga ora 13:00, Prokuroria dhe Policia do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion. Më poshtë mund të gjeni pamjet e siguruara nga emisioni “Info Magazine” në Klan Kosova: