Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elezi: Gjatë kësaj fundjave do të përmbyllet procesi vlerësues i votave me postë

NULL NULL
13.06.2026 15:39

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë që gjatë kësaj fundjave do të përmbyllet provesi i vlerësimit të votave me postë,  njofton Klan Kosova.

Ai tha se tashmë janë duke vijuar me numërimin e fletëvotimeve të realizuara në 23 kuti postare, ku janë aprovuar afro 60 mijë fletëvotime.

“Po vijojmë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës i cili është realizuar në 23 kuti postare të hapura nga KQZ-ja. Nga këto kuti postare, KQZ-ja ka tërhequr më shumë se 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, dhe deri më tani, shërbimi [për] votues  i KQZ-së ka vlerësuar, verifikuar, shumicën prej tyre”, tha Elezi për Klan Kosovën.

“Sipas të dhënave të fundit, në këtë proces të vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 59 mijë e 973, ndërsa janë refuzuar 2 mijë e 244”.

“Pakot me fletëvotime që janë aprovuar janë ndarë në kuti në bazë prej nga vijnë votuesit e regjistruar, dhe ato tashmë janë të gatshme për t’u përfshirë në procesin e numërimit derisa besojmë që brenda një kohe të shkurtër, gjatë kësaj fundjave do të përmbyllet i gjithë procesi i vlerësimit të këtyre pakove që kanë mbetur për t’u vlerësuar nga ana e shërbimit [për] votues të KQZ-së”.

lajme të ngjashme