Mot kryesisht i kthjellët gjatë fundjavës, me intervale shiu të dielën NULL NULL 12.06.2026 17:14 12.06.2026 17:14 Mot kryesisht i kthjellët gjatë fundjavës, me intervale shiu të dielën Në këtë fundjavë në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të dielën, do të ketë edhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë mund ta gjeni parashikimin e motit nga IHMK për dy ditët në vijim: E shtunë, 13 qershor 2026 Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 20 dhe 23°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s. E diel, 14 qershor 2026 Parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.