39 mijë € pagesë pa dëshmi të plota, shkelja në ambasadën në Gjermani në mandatin e Gërvallës NULL NULL 12.06.2026 17:17 12.06.2026 17:17 Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar shkelje në Ministrinë e Punëve të Jashtshme dhe Diasporës, që udhëhiqej nga Donika Gërvalla, janë evidentuar në raportin e vitit të kaluar, të publikuar sot. Në mesin e çështjeve ku janë gjetur parregullsi është një rast në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë, lidhur me mungesën e monitorimit dhe dëshmive për verifikimin e shërbimeve ligjore që janë faturuar nga buxheti i shtetit, raporton Klankosova.tv Gjatë auditimit është konstatuar se ambasada ka lidhur një marrëveshje me një firmë për këshillim dhe përfaqësim ligjor, më 13 korrik 2023, e cila është p aguar 300 euro për një orë pune. Për këtë kontratë, nuk është emëruar fare menaxher, duke kufizuar kështu mundësitë e monitorimit dhe verifikimit të zbatimit të kësaj marrëveshje, bazuar në kushtet e përcaktuara, transmeton Klankosova.tv Si pasojë, është zbuluar se operatori ekonomik e ka faturuar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Frankfurt për shërbime të ofruara, në vlerë totale prej 39 mijë e 181 euro. ZKA ka raportuar se ndonëse konsullata e ka ekzekutuar pagesën, nuk janë ofruar dëshmi të mjaftueshme dhe relevante, që e vërtetojnë se orët që janë faturuar korrespodojnë me shërbimet reale të kryera. Krejt kjo është konstatuar se ka ndodhur si rezultat i mos-emërimit të menaxherit të kontratës, çka ka rritur rrezikun që pagesat të mos jenë plotësisht të justifikuara dhe të mos pasqyrojnë shërbimet. /Klankosova.tv