Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Flirtim i pastër mes tri palëve”, Shala komenton sinjalet për bashkëpunim politik (VIDEO)

NULL NULL
12.06.2026 13:21
Asdren Shala, Kosova Today Klankosova.

Opinionisti Asdren Shala, në “Kosova Today” të Klan Kosova, tha se deklaratat e fundit të tri partive më të mëdha në Kosovë, LVV, PDK dhe LDK, janë “flirtim i pastër” mes vete.

Ai tha po ashtu se deklarata e fundit e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për bashkëpunim me partitë opozitare, është serioze, pasi që sipas tij, synon dhe dëshiron t’i shmangë zgjedhjet e reja.

“Unë besoj që këtu është i vërtetë, në kuptimin e asaj që e ka njëmend për me bo qeverinë, edhe nëse i këqyrim tash deklarimet e partive tjera, në këtë rast të zotëri Hamzës që foli dje, pastaj edhe zonja Osmani poashtu e pamë një deklaratë që tha se me Kurtin kemi veç dallime politike. Kjo është filtrimi i pastër i tri palëve, tash Kurti e ka bërë ofertën”, ka thënë Shala.

Ndiqeni deklarimin e tij të plotë:

 

 

lajme të ngjashme