Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarimi i Kurtit për bashkëpunim me opozitën, Shabani: Ai njihet për ndryshim të deklaratave (VIDEO)

NULL NULL
12.06.2026 13:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të premten u deklarua se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për sa i përket zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Por, opinionistja Anita Shabani, në “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se ato që i deklaroi sot kryeministri në detyrë, tregojnë se mos bashkëpunimi më opozitën e dërgon shtetin në një krizë të re.

“Ato që i deklaroi zotëri Kurti sot, të gjithë i dimë, mosbashkëpunimi me opozitën na çon në një krizë të re kështu që çdo lloj mosbashkëpunimi me ta dhe Lëvizjes Vetëvendosje, do të thotë mos zgjedhje e presidentit, prapë do të shkohet në zgjedhje, qysh edhe zotëri Kurti e ka thënë, ose bazohemi të kjo që tha sot ose te deklarata të cilën e ka thënë para zgjedhjeve, që nëse na nuk i marrim 80 deputetë, vendi do të shkojë në zgjedhje prapë në vjeshtë. Zotëri Kurti njihet për ndryshim të deklaratave, kështu që nuk duket e sinqertë as kërkesa e tij ose deklarimi i tij që do të ketë bashkëpunim me partitë opozitare”, ka thënë Shabani.

Ajo poashtu tha se sipas saj, synimi i Kurtit është shtyrja datës së zgjedhjeve të ardhshme të cilat synon me i pas në Kosovë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme