Zabërgja: Kur e vesh fanellën e Kosovës duhet ta japësh 100 përqindëshin (VIDEO) NULL NULL 09.06.2026 09:46 09.06.2026 09:46 Kombëtarja e Kosovës të dielën ka shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo fitore është goxha e rëndësishme para nisjes së sfidave për kualifikim në Kampionatin Evropian. Rreth “Dardanëve” u diskutua sot në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova me futbollistin Baton Zabërgja. Zabërgja tha se konkurrenca në kombëtare është shumë e madhe dhe se kjo është gjë e mirë. “Kur ka konkurrencë edhe skuadra është më e fortë. Si grup edhe si lojtarë janë jashtëzakonisht të mirë dhe e kalojmë mirë sa herë që jemi të grumbulluar me ekipin kombëtar”, deklaroi ai në Klan Kosova. Ndër të tjera, ai theksoi se “Kur e veshë fanellën e Kosovës duhet ta japësh 100 përqindëshin”.