10% i parë po numërohet, PSD: 94 vota NULL NULL 07.06.2026 19:56 07.06.2026 19:56 Partia Socialdemokrate ka vetëm 94 vota pasi janë numëruar rreth 10 për qind e votave, bazuar në përditësimet e para të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Subjekti politik i Dardan Molliqajt aktualisht është renditur i 14-ti, sipas rezultateve të publikuara deri më tani, raporton Klankosova.tv Ndryshe, tash për tash, VV është e para, PDK e dyta, në vend të tretë LDK, si dhe AAK e katërta. Deri në orën 17:00, mbi 560 mijë veta ushtruan të drejtën e tyre – rreth 200 mijë më pak krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.