Sondazhi i Klan Kosova: VV 42.3%, PDK 21.6%, LDK 17.3%, Aleanca 6.8% NULL NULL 07.06.2026 19:36 07.06.2026 19:36 Sipas rezultateve të Exit Poll-it të publikuar nga Klan Kosova dhe të realizuar nga PIPOS për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2026, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 42.3 për qind të votave. Sipas të njëjtit sondazh, Partia Demokratike e Kosovës pozicionohet si subjekti i dytë politik me 21.6 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 17.3 për qind të votave të projektuara. Në anën tjetër, Aleanca sipas Exit Poll-it ka siguruar 6.8 për qind, ndërsa subjektet e tjera politike së bashku kanë 0.9 për qind. Në zgjedhjet e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ishte e para me 51,10 për qind, e ndjekur nga PDK me 20,19 për qind. LDK doli e treta me 13,24 për qind dhe AAK 5,50 për qind. /Klankosova.tv