Thaçi: I vetmi Gjini ka folur me hapa konkretë, jo me ‘i thashë, më tha’ NULL NULL 07.06.2026 19:28 07.06.2026 19:28 Gazetarja Ardiana Thaçi ka thënë se i vetmi kandidat për kryeministër që ka folur për hapa konkretë të qeverisjes ka qenë ai nga Aleanca, Ardian Gjini. Ajo shpreson që votuesit të përqendrohen te kjo lloj fushate dhe të mos votojnë me inate apo trende. “Zotëri Gjini ka qenë i vetmi që ka folur me hapa konkretë, jo me ‘më tha, i thashë’”, tha Thaçi në specialen e Kosovës, “Zgjedhjet 2026”. “I vetmi, Gjini ka folur me hapa konkretë se çka i duhet këtij vendi”. “Ishalla, uroj që kemi me u vetëdijesu një ditë dhe kemi me votu në këtë formë, me atë se çka na ofrojnë partitë politike dhe liderët, e jo kah po shkon trendi, ose për inat të këtij apo atij”.