83 vjeçari: Ne po votojmë, por s’po kemi hajër prej tyre (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 12:15 07.06.2026 12:15 Ekipi i Klan Kosovës e ka përcjellur nga afër votimin e 83 vjeçarit Ali Hasanmetaj, në Strellc të Deçanit. Hasanmetaj votoi në shtëpinë e tij ku u vizitua nga ekipet mobile. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. Por, pati edhe kritika nga ana e tij. “Pasha Zotin, ne po votojmë, por s’po ka hajër prej tyre. Pasha Zotin kur po ulen në karrige populli po mbetet prapë ashtu. A po e sheh? Që 3-4 here ton këto pare që kanë shku. Ma mirë do të ishte me miratu diçka ose me ia dhënë popullit”, deklaroi 83 vjeçari për Klan Kosovën.