Maliqi: Në rastet e votimit me asistencë kërkohet vërtetim specialistik mjekësor (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 11:01 07.06.2026 11:01 Në Kamenicë është raportuar një rast ku një qytetare 76-vjeçare nuk është lejuar të votojë me asistencë nga familjari i saj, për shkak të mungesës së vërtetimit të kërkuar mjekësor sipas procedurave zgjedhore. Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Kamenicë, Besime Maliqi, ka deklaruar se komisioni është i njoftuar me rastin e raportuar dhe se procedurat po zbatohen sipas rregullave të KQZ-së. Sipas saj, nuk lejohet që një person të asistojë votuesin pa vërtetim nga specialisti mjekësor. Ajo ka sqaruar se në rastin konkret është paraqitur vetëm një raport mjekësor nga ambulanca në Kamenicë, i cili nuk është raport specialistik.