Elezi (KQZ): Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë vendin (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 08:10 07.06.2026 08:10 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur me kohë dhe procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjithë vendin. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media tha se votimi brenda Kosovës po organizohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime. Sipas tij, prej tyre 911 qendra me 2,498 vendvotime shërbejnë për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një në secilën komunë me 52 vendvotime, janë të dedikuara për votimin me kusht. Elezi theksoi gjithashtu se sipas Listës Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë është 1,959,962 votues./Klankosova.tv