KQZ: Përfundon procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kosovës NULL NULL 07.06.2026 06:48 07.06.2026 06:48 Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është përmbyllur procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Fillimisht, votimi përfundoi në 26 përfaqësi diplomatike në shtete të ndryshme, përfshirë Turqinë, Gjermaninë, Zvicrën, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, pas mesnatës sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit u përmbyll edhe në katër përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, duke shënuar përfundimin e votimit në të gjitha misionet diplomatike ku ishte organizuar ky proces.