Një grua humb jetën pasi bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë NULL NULL 06.06.2026 14:27 06.06.2026 14:27 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku një grua ka rënë nga një ndërtesë. Siç ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, viktima, ka pësuar lëndime të rënda dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. “Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, thotë Ahmeti. /Klankosova.tv