Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klan Kosova me mbulim maratonik të zgjedhjeve, gjithçka nis në orën 06:45 (VIDEO)

NULL NULL
06.06.2026 14:06

Nesër, Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Si rëndom, televizioni numër një në vend, Klan Kosova, do të sjellë një mbulim maratonik të procesit zgjedhor, duke raportuar për çdo zhvillim të rëndësishëm gjatë ditës së votimit.

Raportimi në televizionin numër një në vend nis në orën 06:45, 15 minuta para hapjes së qendrave të votimit, dhe do të vazhdojë deri pas mesnatës, me informacione, analiza dhe pamje nga e gjithë Kosova.

Ekipet e Klan Kosovës do të jenë në terren anembanë vendit për të përcjellë nga afër procesin zgjedhor dhe zhvillimet që e shoqërojnë atë.

Për të gjitha të rejat nga votimet e së dielës, ndiqeni Klan Kosovën dhe Klankosova.tv, në një edicion maratonik që nis para orës 07:00 të mëngjesit dhe vazhdon deri në orët e vona të natës.

Klan Kosova.

Ne jemi aty ku vendos Kosova.

lajme të ngjashme