Sekuestrohen patika të falsifikuara në 5 lokacione në Prishtinë, vlera rreth 200 mijë euro NULL NULL 06.06.2026 13:49 06.06.2026 13:49 Foto (screenshoot) Dogana e Kosovës Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara. Sipas njoftimit në Facebook, mallrat mbanin shenja të markave të njohura ndërkombëtare dhe vlera e tyre e përafërt llogaritet rreth 200 mijë euro. Produktet e sekuestruara janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente, ndërsa ndaj rastit janë duke u zhvilluar procedurat ligjore përkatëse. “Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik. Rasti mbetet nën hetime”, thotë Dogana e Kosovës. /Klankosova.tv