Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hovenier: Kosova ka një të ardhme jashtëzakonisht premtuese (VIDEO)

NULL NULL
06.06.2026 07:40
Hovenier: Kosova ka një të ardhme jashtëzakonisht premtuese (VIDEO)

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier,deklaroi se nuk është e zgjuar që partnerët kryesorë të sigurisë së Kosovës të shihen si pengesë.

“Kosova varet nga garancitë e sigurisë së SHBA-së, të cilat janë një arsye krenarie për ne dhe jemi të lumtur t’u ofrojmë, si dhe nga partnerët e tjerë. Por në këto rrethana nuk është gjithmonë e mençur të trajtohen garantuesit dhe partnerët më të fuqishëm si pengesa që duhet menaxhuar. Më mirë do të ishte që ata të trajtoheshin si partnerë aktivë”, tha Hovenier në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ish-ambasadori foli edhe për qeverisjen aktuale në vend, duke theksuar se pavarësisht sfidave, Kosova ka një të ardhme premtuese.

“Do të hezitoja të spekuloja për motivimet e kryeministrit Kurti ose të udhëheqësve të Vetëvendosjes. Unë vetëm po paraqes vëzhgimet e mia, por një gjë e kam të qartë, Kosova ka një të ardhme jashtëzakonisht premtuese”, tha Hovenier./Klankosova.tv

lajme të ngjashme