Sonte në Rubikon në Klan Kosova, intervista ‘bombë’ e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë NULL NULL 05.06.2026 18:52 05.06.2026 18:52 Ish-ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sonte në Klan Kosova, vjen në një intervistë ekskluzive në ‘Rubikon’ me Adriatik Kelmendin. Gazetari dhe autori i emisionit, e ka quajtur intervistën ‘bombë’, ku Hovenier, pritet të shpalos shumëçka, transmeton Klankosova.tv Nga ora 20:45, do të zbulohet për pasojat që mund t’i jetë Kosova nëse Qeveria refuzon projektet amerikane, arsyen e përkeqësimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veprimet e Albin Kurtit dhe shpëtimin e Kosovës nga kundërshtarja e tij politike, Vjosa Osmani. “Sonte në Rubikon e keni një intervistë bombë të ish-Ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Merreni vesh se çfarë pasojash mund të ketë Kosova nëse Qeveria vazhdon t’i thotë jo projekteve amerikane. Si mund të reagojë Administrata Trump? Pse u përkeqësuan marrëdhëniet Kosovë-SHBA në 16 muajt e fundit? Pse e quan “patern” negativ sjelljen e Kurtit ndaj ShBA-së? Çfarë motivesh sheh te Kurti për këto sjellje? A e shpëtonte Vjosa Osmani Kosovën prej gabimeve në relacion me SHBA-në? Etj. Etj. Sonte prej 20:45!” – shkroi Kelmendi.