Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i Fenerbahçes dënohet me mbi 2 vjet burg pas dyshimit për baste ilegale

NULL NULL
05.06.2026 17:17
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me mbi 2 vjet burg pas dyshimit për baste ilegale
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me mbi 2 vjet burg pas dyshimit për baste ilegale

Presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg, pas një procesi gjyqësor lidhur me akuzat për baste të paligjshme.

Sipas mediave turke, vendimi i gjykatës vjen në një moment kritik për klubin e Stambollit, vetëm disa ditë para Mbledhjes së Jashtëzakonshme Zgjedhore të Asamblesë së Përgjithshme, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë, transmeton Klankosova.tv

Gjykata në Stamboll ka dënuar gjithashtu vëllain e Saranit, Alan Kenan, me të njëjtin dënim. Dyshja, e cila nuk ishte e pranishme gjatë seancës në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë, u gjobit edhe me një shumë prej rreth 10 mijë eurosh secili.

Prokuroria e ndoqi çështjen pas një aktakuze që akuzonte grupin mediatik në pronësi të Saranit për transmetimin e reklamave të lojërave të fatit të paligjshme gjatë një ndeshjeje futbolli.

Përfaqësuesi ligjor i Federatës Turke të Futbollit kërkoi dënimin, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan pafajësinë e të pandehurve. Pas shpalljes së vendimit, këshilltari ligjor i Saranit, Serdar Yigit, deklaroi se:

“Ne e mirëpresim vendimin për klientët tanë, drejtues të Saran Group, të cilët janë shpallur të pafajshëm. Vendimi ndaj z. Sadettin Saran dhe z. Kenan Saran nuk është i formës së prerë dhe do të shqyrtohet nga gjykatat më të larta pas ushtrimit të mjeteve juridike të ankimit.”

Vendimi ka shkaktuar një valë reagimesh në Turqi dhe pritet të ketë ndikim në situatën politike dhe sportive të Fenerbahçes në ditët në vijim.

lajme të ngjashme