Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt – arrestohet autori

NULL NULL
05.06.2026 15:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së “Kthesës së Kamzës”, është sulmuar nga një person.

Autori, i identifikuar si D.K, i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një thikë në fyt, shkruan Euronews.al, raporton KlanKosova.tv.

Oficeri ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të shmangë plagosjen dhe pa u prekur nga thika.

D.K është shoqëruar në ambientet e policisë, ku nuk ka treguar bashkëpunim dhe nuk ka dhënë arsye për veprimin e tij por dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor./KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme