KQZ: Votimi familjar është i ndaluar – përbën vepër penale NULL NULL 05.06.2026 15:26 05.06.2026 15:26 KQZ: Votimi familjar është i ndaluar - përbën vepër penale Në kuadër të fushatës informuese për procesin zgjedhor të së dielës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka rikujtuar qytetarëve se votimi familjar është i ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale. Përmes një postimi në Facebook, KQZ thotë se vota është personale dhe e fshehtë. “Votimi familjar është i ndaluar! Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Kosova voton më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa të drejtë vote kanë 2 milionë e 92 mijë e 174 votues.