Costa nga Mali i Zi: BE e përkushtuar ndaj zgjerimit të Ballkanit Perëndimor (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 14:56 05.06.2026 14:56 Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa po merr pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, nga ku përçoi mesazh të qartë për vendet e rajonit: Bashkimi Evropian mbetet i vendosur në procesin e zgjerimit. Gjatë hapjes së samitit, ai theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, transmeton Klankosova.tv. “Mesazhi im për Ballkanin Perëndimor është i qartë: BE është e përkushtuar ndaj zgjerimit. Tani është koha për të shfrytëzuar momentin dhe për të zbatuar reformat”, tha Costa përmes një njoftimi në X, transmeton Klankosova.tv. In Tivat for an important EU–Western Balkans summit. My message to the Western Balkans is clear: the EU is committed to enlargement. Now is the time to seize the momentum and deliver on reforms. https://t.co/4xMSovm2Ax — António Costa (@eucopresident) June 5, 2026 Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duan të bëhen pjesë e BE-së, por ato janë në faza të ndryshme të procesit të pranimit, njofton Klankosova.tv.