Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu në samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave

NULL NULL
05.06.2026 14:45
Haxhiu në samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave
Haxhiu në samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili mbledh liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të rajonit.

Nga Tivati, Haxhiu deklaroi se Kosova është e rëndësishme dhe se vendi është plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian.

“Siç e dini, ne jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Nga ky samit presim diskutime frytdhënëse nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive. Prandaj, Kosova e meriton pyetësorin, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave. Integrimi i Kosovës në Bashkimin Europian nuk është vetëm një proces teknik, ai ka të bëjë me prosperitetin, paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Europën dhe për qytetarët tanë”, tha Haxhiu./Klankosova.tv

lajme të ngjashme